Jonuz Kastrati, ish- zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherësh anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të portalit ORAinfo.com, mirëpo shkaqet e arrestimet ende nuk dihen.
Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, nuk e ka pohuar dhe as mohuar arrestimin e Kastratit. “Nuk kam një informacion të tillë ende, më kontaktoni pasdite dhe do t’u japim informacione në lidhje më këtë çështje”, është shprehur Kelani.
Ndryshe, Jonuz Kastrati në mandatin e kaluar të Qeverisë ishte zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë.