Kronika e ZezeLajmeShqiperia
Arrestohet në ditën e dasmës, dyshohet për vjedhje
Ishte përgatitur për të vendosur unazën e martesës, por përfundon me pranga në duar.
Kjo është historia e 29-vjeçarit, Milaim Metalia, i cili në ditën më të rëndësishme të jetës së tij është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes, së bashku me dy persona të tjerë.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se bashkë me Metalian janë arrestuar dhe Dritan Rexhaj e Ali Kastrati, të cilët dyshohet se janë autor të vjedhjes së një kasaforte, brenda të cilës gjendeshin 11 mijë euro, njofton BalkanWeb.
Grabitja është regjistruar pranë rrugës “Siri Kodra”, kur tre personat dyshohet se kanë grabitur kasafortën e një magazine me materiale ndërtimi.