Në pranga ka rënë një taksist që po transportonte një pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, nga Yrsheku tek “Zogu i Zi”. Sipas Policisë, u arrit sekuestrimi i sasisë prej 100 gramësh lëndë narkotike heroinë dhe u arrestua në flagrancë taksisti nga Yrsheku, Gentian Doçi, 23 vjeç.
Gjatë deklarimeve në polici, Doçi është shprehur se nuk kishte dijeni se çfarë pakoje po merrte në Yreshek, por thjesht i kishin komunikuar me telefon se duhej ta transportonte deri tek “Zogu i Zi”.
Ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Pub”, u arrit sekuestrimi i sasisë prej 1 kg e 500 gramë hashash në afërsi të Stacionit të Trenit, duke përfunduar në pranga Bujar Dushku, 56 vjeç.