Kronika e ZezeLajme
Arrestohet vrasësi i Diana Kastratit
Ministria e Drejtësisë ka marrë informatë se i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit është arrestuar në Spanjë.
Astrit Kolaj nga Ministria e Drejtësisë i tha Telegrafit se MD i ka kryer të gjitha procedurat për ekstradimin e tij, por sipas tij i mbetet autoriteteve spanjolle për hapa të mëtejmë.
Ndryshe, i dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit është ish burri i saj, Adnan Jashari. Që nga vrasja e Dianës, Jashari ka qëndruar në arrati, ndërsa ai ishte edhe në kërkim të Interpolit.
Diana Kastrati ishte vrarë në maj të 2011-së gjersa ishte duke shkuar për në fakultet.