Arrin Windows Embedded Compact 7
Ka arritur edhe zyrtarisht versioni i posaçëm, i dobësuar, i sistemit operativ Windows 7, pasardhës i sistemit operativ të popullarizuar Windows CE (mes tjerash, Windows Phone 7 shfrytëzon edhe kernelin e WinCE), dhe ka mundësi që të shfrytëzohet edhe në disa modele industriale me specializime të ngushta.
Ky Windows më i lehtë do të mund të jetë zgjidhje më e mirë se Windows 7 i “plotë”, por kur kihet parasysh që disa prodhues kanë anuluar prodhimet e tyre të bazuara në këtë sistem operativ, ka mundësi që të jenë duke vepruar vetëm duke u bazuar në planet interne të Microsoftit, të cilët kjo kompani shpesh i ndan me prodhuesit partnerë dhe ndoshta është sugjerim i kësaj kompanie që të pritet Windows 8 në fillim të vitit të ardhshëm.