Policia e Dibrës ka vënë në pranga 29-vjeçarin Sajmir Lala nga fshati Qafë-Murrë, pas një kontrolli në banesën e tij, ku është gjetur një arsenal i tërë armësh.
Policia e Dibrës sqaron se në banesën e shtetasit Sajmir Lala u gjetën dhe u sekuestruan 8040 copë fishekë, 50 copë tritol, 1 pushkë, 20 copë kapsolla dentonatore, transmeton BalkanWeb.
Municionet e sipërpërmendura dhe pushkën, ky shtetas i mbante në banesë pa leje.