ArsimiLajmeMaqedonia

Arsimtarët shqiptarë një vit punojnë pa u paguar

Dy mësimdhënësit shqiptarë, të shkollës fillore “Panajod Ginovski” në komunën e Butelit që nga dhjetori i vitit 2009 nuk marrin pagë të rregullt nga kjo komunë.

Arsimtari i lëndës së gjeografisë, Ersan Mustafa thotë se është punësuar në dhjetorin e 2009-ës që të jep mësim në ato paralele të cilat u ndanë në atë kohë dhe nga komuna i kanë thënë që dhjetorin ta punojë pa pagesë, më pas është paguar për muajin janar, shkurt, mars, prill dhe maj dhe që nga atëherë ai më nuk ka marrë më pagë nga kjo shkollë. “Askush nuk na jep përgjigje se kur do të paguhemi për këto muaj që punojmë pa pagë. Nuk kemi nënshkruar as kontratë as asgjë, kërkojmë nga komuna të na paguaj kurse ata na thonë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), duhet të jep pëlqim për punësim e më pas të na paguajnë”, tha Mustafa. Ai shtoi se drejtoria hedh fajin te komuna, kurse komuna tek MASH-i. “Nuk dua të di se kush është fajtor, kjo çështje duhet të rregullohet e jot ë hedhet faji nga drejtoria në komunë e nga komuna në MASH dhe anasjelltas”, theksoi Mustafa. Pa pagesë punon edhe një arsimtare e gjuhës shqipe e cila po ashtu është punësuar në atë periudhë kohorë si Mustafa. Baki Alimi, këshilltar në komunën e Butelit thotë se është biseduar për këtë çështje me prefektin e komunës dhe ai premton zgjidhje të problemit në të ardhmen e  shkurtër. “Në mbledhje të komunës u bisedua për çështjen e këtyre dy mësimdhënësve të cilët ende nuk kanë marrë paga dhe prefekti ka premtuar se do të gjejë zgjidhje. Problem është që zvarriten punët tej mase”, tha Aliu. Ai shtoi se ka biseduar edhe me kompetentët e MASH-it, të cilët i kanë thënë se komuna nuk ka bërë fare kërkesë për të paguar këta dy mësimdhënës. “Kam biseduar me kompetentët e MASH-it dhe më kanë thënë që nga komuna nuk është dërguar asnjë kërkesë për pagesën e këtyre dy arsimtarëve. Nga ky institucion thanë që komuna duhet të bëj sa më shpejtë kërkesë për investim të vjetër pasi që bëhet fjale për vitin 2009 dhe 2010 dhe më pas MASH-i do të bëjë pagesën”, theksoi Aliu. Ndërkaq, dy arsimtarët të cilët u angazhuan në dhjetor të 2009 për të punuar me paralelet shtesë të cilat u hapën në atë kohë, ende punojnë pa të holla pasi që nga komuna dhe drejtoria iu është thënë se nuk ka të holla për ta.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button