Arta Bajrami fillon xhirimet e videoklipit “E pafat”
Ka disa muaj që këngëtarja Arta Bajrami lansoi në treg albumin e saj të quajtur “Exotic”, këngët e të cilit vazhdojnë të kërkohen në treg. Vlen të ceket balada “E pafat” e cila po zgjon kërshërinë e dëgjuesve dhe po vazhdon të prijë nëpër toplista të radiove dhe televizioneve tona.
Arta tani këto ditë ka nisur xhirimet e videoklipit të kësaj kënge për të cilën thotë se po punohet bukur shumë. “Ka disa ditë që kam nisur xhirimet e videospotit të këngës “E pafat” me produksionin “Pulla” këtu në Prishtinë. Për përgatitjen e këtij klipi është i angazhuar një ekip i gjerë, ku të gjithë po mundohemi të realizojmë një videoklip sa më të mirë dhe profesional.
Uroj t’iu pëlqejë të gjithëve ashtu sikurse kënga”, ka thënë ajo për “Zërin”. Arta përveç angazhimeve në videoklip thotë se është e zënë edhe me turnetë e saj brenda dhe jashtë vendit.
“Ka disa muaj që i jam kthyer skenës muzikore dhe vazhdimisht jam e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në vend dhe jashtë, por megjithatë jam e lumtur që po arrij të kënaq fansat e mi kudo që janë”, shton ajo.
Arta tani në këto ditë është e mbushur me emocion për shkak se vajza e saj Viktoria në muajin tetor do t’i mbushë 1 vjet dhe ajo ka vendosur që përvjetorin e parë të vajzës ta përgatisë sa më mirë.