VIP

Arta Bajrami: Për një fëmijë tjetër, do hiqja dore nga muzika

Ka më shumë se tre vjet që ka krijuar familjen e saj, dhe përkundër angazhimeve të shumta që e presin, fillimisht si një nënë e më pas edhe si bashkëshorte, këngëtarja Arta Bajrami çdoherë gjen kohë edhe për pasionin e saj, këngën.

arta-bajrami-seksi

Ajo edhe në ditët e para të këtij fillimviti është duke punuar rreth muzikës, ndërsa planet e saj dhe krijimet pasuese beson se do të jenë dhurata më e mirë për fansat e saj. Këtë gjë e pohon Arta në këtë intervistë dhënë të përditshmes “Tribuna Shqiptare”, ndërsa përveç muzikës, ajo rrëfen edhe detaje nga jeta e saj familjare.

Pohon me mburrje se vajza e saj Viktoria i ka ndryshuar jetën. Dhe që nga ardhja e saj në jetë, për nënë Arta Bajramin, e vogla e saj mbetet prioritet mbi gjithçka. Por, dashuria dhe kujdesi që ka për vajzën, por edhe kujdesi dhe dashuria për bashkëshortin nuk e kanë penguar që Arta të vazhdoj angazhimet e saj muzikore…

Tribuna Shqiptare: Arta, na thuaj fillimisht se si po plotësohet kjo kohë e fillimvitit për ju?

Arta: Tash vetëm sa kemi hyrë në vitin e ri dhe çdo gjë është duke shkuar mirë për shkak se i mendoj gjërat pozitivisht. Mundohem maksimalisht që në çdo fillim të vitit të ri të bëjë plane më interesante edhe për publikun, duke u nisur nga këngët, tekstet që unë dua të sjell, klipet e radhës e shumëçka tjetër. Mundohem që të sjell vetëm gjëra të reja në çdo fillimvit, sikur edhe çdo këngëtar tjetër.

Tribuna Shqiptare: Dhe cilat janë planet që tashmë janë në mendjen tuaj?

Arta: Aktualisht jam duke punuar një fotossesion të ri. Do të vijë me disa foto shumë profesionale. Gjithashtu jam duke punuar edhe rreth një kënge të re me Don Arbas, të cilës do t’ia realizoj edhe klipin. Aktualisht këto janë planet e para për sa i përket karrierës artistike.

Nuk kam nevojë që të jem tej mase aktive për të treguar kush jam

Tribuna Shqiptare: Planifikoni që klipi të vijë gjatë javëve në vazhdim apo me pranverën?

Arta: Sigurisht që me pranverën. Unë zakonisht punoj më ngadalë dhe nuk ngutem që vetëm të nxjerr diçka të re në treg e të jem prezent. Punoj më ngadalë por punoj më sigurt për shkak se tashmë jam e pranuar në skenë dhe fansat e mijë më njohin dhe din kush jam. Nuk kam nevojë që të jem tej mase aktive për të treguar kush jam unë. Kështu që çdo gjë që e punoj, e bëjë mirë.

Tribuna Shqiptare: Po fotot kur mendoni ti bëni publike?

Arta: Besoj që nuk do të vonoj shumë për t’i publikuar. Ndoshta do t’i publikoj përmes facebook-ut, e ndoshta do të vijnë përmes ndonjë reviste. T’iu them të drejtën jam në bisedime me disa revista, ku në njërën nga to do të vij edhe me një intervistë ekskluzive e pse jo të publikoj edhe fotot në atë mënyrë. Të shohim se si do të përshtatem më shumë…

Tribuna Shqiptare: Çka do të ketë më ndryshe në fotot e reja…?

Arta: Çdoherë kam dëshirë të dukem ndryshe por asnjëherë nuk dua t’i iki atij stilit tim i cili është pak ekstravagant dhe klasik. Do të ketë gjëra më ndryshe e mes tyre ndoshta edhe ngjyra e flokëve do të jetë një befasi tjetër për fansat.

Tribuna Shqiptare: Ju keni një vajzë dhe tashmë keni krijuar familjen tuaj. Si po ndiheni?

Arta: Është një periudhë shumë ndryshe tani, nga ajo kur je këngëtare dhe je ‘single’. Është krejt tjetërçka. Tash jam e martuar, kam vajzën time, jam shumë më e përkushtuar për familjen time. Sigurisht edhe për karrierë më intereson gjithçka, çdo detaj, por nuk i jap siklet siç i kam dhënë përpara. Përpara kam qenë e fokusuar vetëm rreth vetes e tash pik së pari e kam vajzën time, ndërsa vetën e qes në plan të fundit. Kështu që për nënat këngëtare angazhimi në muzikë është më i vështirë dhe kërkon shumë më shumë punë.

Tribuna Shqiptare: Sa vjeç është vajza tashmë?

Arta: Vajza i ka dy vjet e dy muaj!

Tribuna Shqiptare: Besojmë se tashmë ka nisë të shpreh gjallërinë e saj dhe prirjet që ka…?!

Arta: Sigurisht! Është shumë e gjallë, shumë energjike. Nuk e kam ekspozuar shumë nëpër televizione apo foto përmes gazetave. Përkundër ofertave që kam pas, nuk kam dashur sepse kjo është ende fëmijë. Nuk kam dashtë që të jetë e ekspozuar. Është vajza e një fytyre publike dhe dua ta mbaj më për vete. Por, është shumë energjike, është tepër e gjallë dhe kjo më pëlqen më së shumti tek ajo. E nga ana tjetër ka talent për muzikë shumë, por po ja lë edhe faktit se është fëmijë dhe thuajse të gjithë fëmijët kanë qejf të këndojnë. Gjithsesi nuk i dihet…

Tribuna Shqiptare: Do të doje që vajza të ketë profesionin tuaj?

Arta: Për kushtet momentale që i ka Kosova, sinqerisht nuk do të doja. E di në çfarë duhet të kalosh për të arritur diçka në muzikë. Ndoshta deri sa kjo të rritet edhe gjërat ndryshojnë, por me gjërat e njëjta vërtet nuk do të doja që ajo të merrej me muzikë.

Gjithsesi do ta lë në dëshirat e saj.

Tribuna Shqiptare: Kujt i ka ngjarë më shumë, juve apo bashkëshortit?

Arta: Mendoj që të dyve. Ne, që të dy jemi shumë energjikë, edhe unë e edhe bashkëshorti, kështu që na ka ngjarë të dyve.

Tribuna Shqiptare: Tek shumë këngëtare, mbetet karriera si një arsye për të mos bërë shumë fëmijë. Tek ju si qëndrojnë gjërat… mund ta vlerësoni karrierën si pengesë në shtimin e numrit të fëmijëve në familjen tuaj?

Arta: Kurrsesi! Asnjëherë nuk e shoh karrierën si pengesë për të pas fëmijë të tjerë. Nëse Zoti do të më dërgoj edhe një fëmijë tjetër, pa asnjë problem e ndërpres angazhimin tim në karrierë. Madje me shumë dëshirë ha-ha-ha!

Tribuna Shqiptare: Do të doje të kishe një djalë apo vajzë fëmijën e dytë?

Arta: Tash pasi që e kam vajzën do të doja një djalë, por gjithsesi çfarëdo që qon Zoti për mua do të ishte e mirëseardhur. Të jetë shëndosh e mirë, kjo ka rëndësi.

Tribuna Shqiptare: Sa jeni e përkushtuar kuzhinës?

Arta: Faktikisht që nga dita e parë kur e kam njohur Xhimin, unë kam përgatitur për te. Për te përgatis me pasion. Mund të ndodhë një herë në javë ose edhe ma rrallë që të ushqehemi jashtë. Më pëlqen të përgatis për bashkëshortin. Non-stop përgatis mëngjesin, drekën e ndonjëherë kur duam edhe darkën. E dua shumë kuzhinën dhe punët në shtëpi në përgjithësi. Madje mendoj që kujdesi ndaj shtëpisë por edhe përgatitja e ushqimit e bënë një femër më të kompletuar.

Tribuna Shqiptare: Cilat ushqime i përgatisni më me qejf

Arta: I dua pastat më shumë, por për shkak të Xhimit duhet të përgatis më shumë mish. E do shumë orizin me mish.

Mund të jem një grimere e ardhshme pse jo?!

Tribuna Shqiptare: Po raportet me ushqimin në përgjithësi si i keni….bëni kujdes në ngrënie?

Arta: Sigurisht që nuk bënë të teprohet asnjëherë me ushqim, por nuk kujdesëm në maksimumin që mund të ndodhë. Më përpara jam kujdesur shumë madje kam mbajtur dieta strikte atëherë kur kam dashur të heq kilogramët e tepërt. A tani jo. E të them të drejtën edhe po ndihem mirë kështu siç jam tani dhe nuk po dua të shkoj tek ato femrat që janë shumë të dobëta. Gjithsesi edhe burrit po i pëlqej kështu siç jam tani.

Tribuna Shqiptare: Po palestrën sa e vizitoni?

Arta: Më përpara shumë, e tani ushtroj në shtëpi. Gjithashtu edhe vallëzoj shumë në shtëpi, e vallëzimi mbetet edhe një pasion i imi i radhës. E dua shumë, madje do ta ekspozoj këtë talent edhe më shumë në klipet e radhës.

Tribuna Shqiptare: Po ndonjë hobi tjetër keni?

Arta: Po është grimi. Unë e pëlqej shumë dhe di të bëjë grim shumë mirë. Në të shumtën e rasteve grimohem vetë e ndoshta më vonë edhe mund të hapi ndonjë sallon timin, pse jo. Ka qenë ëndrra e dytë, menjëherë pas muzikës.

Tribuna Shqiptare: Dhe për sa i përket këngës, do të jeni më shumë aktive këtë vit?

Arta: E kam në plan të jem më aktive e të bëjë më shumë klipe të reja. Punoj me Don Arbas dhe ai me hapjen e lokalit të ri, është duke u angazhuar më shumë. Nuk kam dëshirë të jap premtime të shumta e të mos i realizoj, por në plan e kam që kësaj vere të jem shumë më shumë aktive e të sjelli disa këngë e klipe shumë kualitative. Do të mundohem…

Tribuna Shqiptare: Diçka për fund!

Arta: Faleminderit shumë për intervistën dhe urime për vitin e ri të gjithë lexuesve! Shumë shëndet e suksese për të gjithë!

Përgatis me pasion për Xhimin

“Faktikisht që nga dita e parë kur e kam njohur Xhimin, unë kam përgatitur për te. Për te përgatis me pasion. Mund të ndodhë një herë në javë ose edhe ma rrallë që të ushqehemi jashtë. Më pëlqen të përgatis për bashkëshortin. Non-stop përgatis mëngjesin, drekën e ndonjëherë kur duam edhe darkën. E dua shumë kuzhinën dhe punët në shtëpi në përgjithësi. Madje mendoj që kujdesi ndaj shtëpisë por edhe përgatitja e ushqimit e bënë një femër më të kompletuar”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button