LajmeMaqedonia

Asnjë i arrestuar për rrahjen në “Kisella Vodë”

Policia nuk ka arrestuar deri tani asnjë të dyshuar për incidentit që ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur grup prej 20 kriminelëve sulmuan fizikisht 15 nxënës shqiptarë të fshatrave Çiflik dhe Seta Petkë. Edhe pse janë marrë në pyetje rreth 15 persona, për shkak të mungesës së fakteve asnjërit prej tyre nuk i është shqiptuar masa arrest.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se  deri tani nuk kanë arritur të identifikojnë asnjërin prej sulmuesve.

Në ndërkohë Ministria e punëve të brendshme ka urdhëruar që policia nga mëngjesi të jetë prezente në çdo stacion të autobusëve në Shkup. Kjo masë vjen pas incidentit të rënd që ndodhi para dy ditëve në Kisella Vodë në autobusin me numër 58 ku persona të maskuar sulmuan nxënësit shqiptarë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button