VIP

”Asnjëherë s’mund të bëjë sex pa dashuri..”

“Është privilegj të të krahasoje dikush me Sophia Loren, e cila është një yll botëror dhe një emër mjaft prestigjioz në fushën e artit” thotë Laureta Meci.

Deri tani kemi publikuar një trajler të këngës, 40 sekonda dhe është mirëpritur nga publiku. Kënga dhe videoklipi pritet të lançohet së shpejti. Kënga është mjaft ritmike dhe ka një tekst mjaft të bukur, të shkruar nga Brian Rund, të përfshira në të edhe disa fjalë shqip, tjhotë bashkëbisedusja jonë zonjusha Laureta Meci në fillim të intervistës.

Kush është Laureta ajo vajza me cigaro n’gojë, ajo vajza me shqiponjë n’gjoks e krahëror ?

L.Meci: Jam një vajzë mjaft e thjeshtë shqiptare, një femër e kompletuar dhe me karakter të fortë.

Jeni krenare se jeni shqiptare dhe shpesh në faqet revistave botërore ju shofim me shqiponje në gjoks apo në krahëror. A mund të na thoni për jetën e juaj në Amerikë..Keni familje sigurisht prindër, vëllezër e motra…Ju merr malli për atdheun ?

L.Meci: Jetoj ne Long Island nje periferi te New Yorkut prej 13 vjetesh, prinderit jetojnë në Greqi se bashku me 2 motrat e mia Eldën dhe Katjonën…te cilat janë më të vogla se unë. Me merr shumë malli për atdheun, por kam qenë mjaft fatlume që më jepet oportuniteti ta vizitoj shpesh edhe pse me vizita afatshkurtëra.

Laurtea Meci “sophia loren” e Gadishullit ilirik !

Laureta, “Turn around” titullohet kënga jote më e fundit. Si është pritur në publik dhe mund të themi se ishte afër, apo ja kishte kapërcyer sukseset e këngës “Respect”?

L.Meci: Deri tani kemi publikuar një trajler të këngës, 40 sekonda dhe është mirëpritur nga publiku. Kënga dhe videoklipi pritet të lansohet së shpejti. Kënga është mjaft ritmike dhe ka një tekst mjaft të bukur, të shkruar nga Brian Rund, të përfshira në të edhe disa fjalë shqip.

Laureta, këtu në OKB një kolege amerikan me solli një revistë meksikane “Golf Luxury & Destinations”, edicioni për SHBA pasi te kishte pare me shqiponje ne foto, me pyeti se a është kjo bukuroshe shqiptare ? Dmth-në si në Amerikë ashtu edhe në Meksiko e kudo ju shoqëron shqiponja si truproje, apo ?

L.Meci: E kam për nder që jam shqiptare dhe shqiponjën do ta mbaj kudo qe te jem meqë krenohem me kombin tim. Shqiponja me jep forcë…..

Kur jemi tek karriera e juaj dhe sukseset..Sigurisht fillimi ka qenë i vështirë e besa edhe pak sa i turpshëm..Ju kujtohet kur jeni pozura për herë të parë..Keni pasur turp të zhvishni farmerkat apo bluzën ?

L.Meci: Duhet të ringjall në kujtesë ato çaste, emocione mund t’i quaj jo ndrojte. Ky ishte profesioni që unë zgjodha natyrisht kisha emocione…

Presim në të ardhmen ndonjë surprizë nga Laureta foto të “nxehta” apo xhirime filmike në nudo ?

Do të vdesin paparacët duke pritur, nuk dot ë zhveshem nudo

L.Meci: Do te vdesin paparacët duke pritur…se nuk do të ndodhë asnjëherë kjo e fundit…

Jeni artiste me renome ndërkombëtare, ku sharmi juaj ka pushtuar revistat amerikane dhe botërore. Në ndërkohë këndoni dhe jeni aktore filmi, ku ju kam parë në filmin “Disiple”. Si ja arrini gjitha këto Laureta dhe cilin “zanat” ju pëlqen apo cilës i jepni më shumë prioritet ?

L.Meci: Ndjek intuiten dhe mundohem të shkrytëzoj të gjitha oportunitet që më jepen me aq sa mundem. Dashuria ime është kënga dhe ndaj i jap më tepër prioritet !

Laureta: Dashuria, mund të shpjegohet më shumë në praktikë, me veprime, aksione se sa me fjalë…

Isha në zyrë dhe rastësisht shikoja foto e juaja dhe një kolege në OKB më tha se kush është kjo Sophia Loren apo Kardishian ? Bile nga një takim që kishe ditë më parë me Sofia loren i pata thnënë se edhe ne shqiptarët e kemi një “Sofia Loren” por, më të re :-))) Ju a identifikoheni me dikë apo duket se i përngjani dikujt..ju ka ka thënë ndokush ndonjë kompliment se përngjanë me Sofia Loren apo në ndonjë fotomodele apo aktore botërore ?

L.Meci: Është privilegj të të krahasoje dikush me Sophia Loren, e cila është një yll botëror dhe një emër mjaft prestigjioz në fushën e artit. Mësoj dhe me shumë kënaqësi do të doja të ecja në hapat e saj.

Keni një CW të pasur me plote suksese te nduarndurta. Mund te veçoni nga këto te arritura ndonjë sukses që ju ka mbetur në shpirt…

L.Meci: Çdo sukses që kam përjetuar ka domethënien e vet, po do të veçoj këtë të fundit e Revistës Elitare!

Mund ta shkëputini ndonjë përshytpje interesante nga pozimet e juaj, xhirimet apo paraqitjet e juaja para publikun me mikorfon ?

L.Meci: Hera e parë në studio, nga momentet më të bukura dhe më të paharrueshme. Nervoze, mbushur me emocione dhe habi. Nuk mu besohej syve që ajo vajza e vogël ja arriti qëllimit më së fundi do të inçezoja një këngë…

Për çfarë do të thotë dashuria ? Kjo fjalë mund të shpjegohet apo të shijohet

L.Meci: Shkenca ende nuk i ka dhënë shpjegim kësaj pyetjeje…është një gjendje shpirtërore qe gjithsecili prej nesh e koncepton ndryshe, subjektiv. Personalisht për mua”dashuri është një ndjenje e pa kushtëzuar për personin që e mendon të fundit para se të shrtrihesh në krevat, para se të flesh dhe të parin kur te zgjohesh. Mund të shpjegohet më shumë me praktike, veprimet flasin me tepër se fjalët..

Për sharmë e bukuri po shifet Non Comment ! ..Por ne dime tash edhe sa vjeç je, dimë se e gjatë e sa peshon dhe gjitha pjesët e trupit i dimë me centimetra..Tash ne gazetaret me WikiLiks nuk e kemi vështirë me i zbuluar disa gjëra.:-))) Ama disa edhe nuk i dijmë..Për shembull Laureta a është e martuar e divorsuar, e dashuruar apo jeni duke vuajtur ?

L.Meci: Me ben habi qe Wikiliks nuk i ka këto informata :-))) Hmmmm shqiptarët më të fortë se WikilIks..megjithatë për të shuar kureshtjen tuaj po ju them se jam e dashuruar…

A ju prish punë nesër, nëse do ta kishit një të dashur jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë e Kosovës por natyrisht nga tokat shqiptare?

L.Meci: Nuk mund të flas me hipotoza, por përgjigjja me e lehtë e kësaj pyetjeje është nëse do dashurohesha me dike nga tokat shqiptare, do ndiqja zemrën…

Laureta nuk e jep recetin e sharmit, linjës dhe pse ajo është sexi-bomba !

Nëse jeni dashuruar apo duke vuajtur në cilën pjesë gjeografike të plantit gjendet ai personazh i juaj romantik ? Apo nëse nde nuk e keni gjetur dashnorin, dashurin e juaj. Keni preferenca nga cili kontinent ai duhet të jetë..nga ai i Gadushullit Ilirik sigurisht se at shqiponjën ti nuk e bon kot pas veti a ?…

L.Meci: Më pëlqen pyetje dhe insistimi juaj, por tani për tani nuk do të mësoni më tepër se faktin që jam e dashuruar. Hmmmm… Gadishulli Ilirik.. bukur tingëllon.

Një pyetje n’mes dimrit por të nxehtë. A mund të keët sex pa dashuri apo anasjelltas. Dhe ju cilën e proferoni, apo ndoshta që të dyja ?

L.Meci: Për mua jo….asnjëherë s’mund të ketë sex pa dashuri, kurse për tjetrën dashuri platonike, as tek ajo se besoj, se do të duhet ta riemërtoj fjalën dashuri. Asnjë nga të dyja nuk do preferoja pasi janë për mua pa substancë. Personalisht, mendoj se dashuria dhe intimiteti janë të lidhura ngushte dhe komplimentojnë njëra- tjetren.

Në foto pos qe jeni fotogjenike dhe plote sharmë, jemi edhe plote energji e herë pash herë extravagante dhe agresive emocilonale. Ne meshkujt themi provokative dhe sexi “bomba”.. Si ja arrini këto t’i bëni dha tërhiqni publikun? Pra për të qenë ashtu cfare jeni sot , çfare bën Laureta, nëse nuk është sekrete..sepse duke ngrënë flija e petlla nuk mund ta keni këtë linje te trupit ?

L.Meci: Duhet ti referohemi gjenetikës, metabolizmin e kam mjaft të shpejtë dhe se nuk frikësohem nga petullat …meqë i përmendet petullat. Ushtrimet fizike dhe përdorimi i lëngjeve luajnë rol të rëndësishëm, kurse për sharmin dhe energjinë ajo është pjesë karakteri nuk ua jap dot receten apo sekretin.

L.Meci: Mos ma marrtë Zoti shpirtin pa e ngrënë një fli në Preshevë !

Çfarë lexon apo shikon Luareta kur është pak e lirë ?

L.Meci: Kohëve të fundit ka filluar të më fascinojë politika, kur mundem shoh edhe ndonjë film te vjetër shqiptar që kam nostalgji

Po weekendin si e kalon Laureta ?

L.Meci: Mundohem te relaksohem, duke parë ndonjë film ne kinema apo duke dale diku jashtë New Yorkut, duke folur me familjen time qe ndodhen ne Greqi apo duke lexuar diçka interesante.

Në Kosovë, keni qenë pas pavarësisë dheju kanë rënë në sy peisazhet e natyrore që janë më të bukura. Çfarë flasin e shkruajnë amerikanët për Kosovën , shqiptarët ?

L.Meci: Jo nuk kam qenë, po sigursht qe lexoj dhe ndjek mediat e këtushme. Shytpi amerikan dhe shqiptar flasin me simpati, optimizëm dhe fjale te ngrohta për zhvillimet ne Kosove.

E përmendëm Preshevën keni qenë ndonjëherë atje, knie miqë nga atje apo keni dëgjuar. Cfarë mund të tgë bëjë nesër Laurata për Presvën, ke ndonje ide ndoinjë film apo kengë apo pozime (fotografime) para bustit të Skenderbeut në Preshevë ?

L.Meci: Nuk kam qenë as atje po do të jetëe kënaqësi sikur një ditë të më jepet mundësia ta vizitoj. Nëse me jepet rasti edhe mund te realizoj diçka. Sidoqoftë mos marrtë zoti shpirtin pa e ngrënë një fli në Preshevë, shumë kisha pasur dëshirë t’i vizitoj ato toka shqiptare në Kosovën Lindore..

Zonjusha Laureta, cilat janë planet e juaja në të ardhmen, pos atij që me gjeni një burrë të bukur si vetë. Cila do të jetë Laureta nesër apo ajo pas një decenei. Mme dy mbiemra po se po por edhe në sferën e karrierës pa dyshim do të dyfishoni apo jo ?

L.Meci:Gjithsesi nuk bej shumë plane po ambicia ime e verbër vazhdon edhe me agresive se çdo here. Jam e kënaqur për gjithëçka që kam arritur, një 20 vjeçare… vetëm…. me një ëndërr të habitshme isha kur shkela ne Token e Premtuar… I made e life for myself, im living a dream, what else can someone want!!!!!!!!!!!!!!!!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button