Asus Transformer Prime prapëseprapë në dhjetor
Asus publikoi se tableti Eee Pad Transformer do të paraqiten në shitore në fillim të muajit dhjetor.
Tableti i parë me procesor katërbërthamësh dhe 32 GB memorie do të shitet me çmim prej 499 dollarë për tablet dhe 149 dollarë për dock-un me tastierë.
Edhe pse premiera fillimisht ishte paraparë për 9 nëntorin, deri te shtyrja ka ardhur për shkak të disa ndryshimeve (kryesisht përbrenda pajisjes). Do të jetë ky tableti i parë me procesorin katërbërthamësh Tegra 3 të Nvidias, që do të thotë performanca deri në pesë herë më të mira nga Tegra 2, thonë në Asus. Por fuqia më e madhe nuk nënkupton edhe peshën më të madhe ose autonominë më të vogël – realisht është krejt e kundërta.
Tableti është tëholluar deri në 8.3 mm dhe mund të punoj 12 orë pa rrymë, e duke iu falënderuar baterisë prej 22Wh e cila ndodhet në dock, nga Asus pohojnë se autonomia rritet edhe deri në 18 orë.
Përveç dizajnit të ri i cili rikujton Zenbookun e famshëm i cili një shtresë të veçantë që parandalon zhytjen me shenjat e gishtërinjve, Asus vendosi edhe kamerën prej 8 megapiksel me blic dhe senzorin CMOS.
Nga Asus pohojnë edhe se displayi Super IPS+ prej 10.1 inç, me rezolucion prej 1,280 x 800 piksel është avancuar për përdorimin në ambient të hapur dhe se teknologjia e re SonicMaster dukshëm përmirëson kualitetin e ekzekutimit të komandave zanore.
Nuk ka dyshim se ky po tingëllon si tableti më i mirë me Android deri tani dhe ani pse fillimisht nuk do të shitet me Ece Cream Sandwich, Asus premtoi update të shpejtë menjëherë në fillim të dhjetorit.