www.Zemra.Org

Atentat ndaj Erdoganit, dështon plani i grupit “Ergenkon”

erdoganOrganizata terroriste turke “Ergenkon”, e cila ende nuk është deshifruar nga autoritetet e sigurisë turke, është zbuluar në çastet e fundit lidhur me një plan që kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Grupi “Ergenkon” kishin planifikuar t’i bënte atentat kryeministrit Erdogan gjatë një vizite në Rejnhalli, mirëpo plani i menduar nga 15 persona, ka dështuar në momentet e fundit, shkruajnë mediat.

Pas shpërthimi në provincën Hatay, kryeministri turk i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Sadullah Ergin, kishte vizituar Rejhallin që t’i shprehte ngushëllimet për të vdekurit. Mirëpo, menjëherë pas kësaj vizite në sipërfaqe dolën pretendimet për atentat ndaj Erdoganit. Një prej pjesëtarëve të ekipit terrorist, me pseudonimin “Lodos” ka rrëfyer se edhe ai kishte qenë pjesë e planit të përbërë nga 15 persona që po i përgatisnin atentat kryeministrit turk, njoftojnë mediat turke.

Sipas “Lodos”, kanë qenë mosmarrëveshjet midis pjesëtarëve të ekipit ato që pamundësuan realizimin e planit për vrasjen e Erdoganit. Mirëpo, dëshmitari ka deklaruar se ekipi i tij është ende aktiv dhe pret momentin e volitshëm për ta realizuar qëllimin. Edhe në muajin maj të vitit 2011 në momentet e fundit ishte penguar një atentat ndaj kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Aso kohe, Erdogan, ishte duke shkuar në mitingun e qytetit Trabzon, kur konvoji elektoral në qytezën Hopa, u sulmua nga persona që më pas u zbuluan nga shërbimet turke. Me këtë rast, një nga pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit ra nga autobusi dhe përfundoi nën autobus.

Exit mobile version