Një ndër gazetat më të suksesshme gjermane “Bild Zeitung” teksa shkruan për konkursin më të madh evropian të këngës, flet edhe për pretendentët kryesorë, ku si një ndër katër konkurrentët më të fortë cilësohet Aurela Gaçe.
“Bild” vlerëson se kënga e saj është një konkurrente e fortë për përfaqësuesen e tyre, që do të jetë këngëtarja që mori vjet trofeun evropian.
Ndërkohë Aurela i është përkushtuar shumë pjesëmarrjes në këtë garë të rëndësishme muzikore, duke realizuar edhe versionin anglisht si dhe videoklipin e këngës ”Feel the passion”.