Për muzikën e këngës është përkujdesur kompozitori Alban Kondi, ndërsa vargjet e i ka shkruar dr. Flori dhe vet këngëtarja Aurela Gaçe.
Këngëtarja ka pohuar për Telegrafi se “Tranzit” është pjesë e albumit të radhës, të cilin e cilëson si një projekt të rëndësishëm në karrierën e saj.
“Kënga ‘Trazit’ është pjesë e albumit tim të ri të radhës. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm në karrierën time pasi kam punuar kohë të gjatë për këtë këngë dhe po ashtu një moment i paharruar pasi pjesa më e madhe e videos është xhiruar vetëm dy ditë para lindjes së engjëllit tim”, ka pohuar Aurela për Telegrafin.
Viedoklipi i cili u xhirua në qytetin e Tiranës është realizuar nga kompania Max Production.