Babai përdhunon vajzën
Në stacionin policor në Gostivar, të hënën pasdite një vajzë 19-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe e maltretuar seksualisht nga babai i saj 42-vjeçar, kumtoi SPB e Gostivarit.
Vajza veprën e ka denoncuar në prani të njerkës së saj. Gjatë periudhës së kaluar prej rreth dy viteve deri në denoncimin, në shtëpinë e tyre familjare në një fshat afër Gostivarit, babi me përdorimin e forcës disa herë e ka detyruar vajzën në marrëdhënie seksuale, në prani të njerkës së saj. Ai të njëjtën ka tentuar t’ia bëjë edhe vajzës tjetër minorene, e cila ka 17 vjet. Vajza deklaroi se është shtatzënë nga babai i saj, ndërsa deri tani nuk e ka denoncuar rastin, sepse ai i është kërcënuar se do ta vrasë atë dhe anëtarët e familjes së tyre.
Nga ana e një nëpunësi të uniformuar policor, babai është arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor në Gostivar. Pas ndriçimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngrihet padi penale.