VIP

Balerina e kabareve me gjak mbretëror

Nëse në mesjetë mjaftonte që t’i hidhje një shikim provokues Mbretëreshës së Anglisë apo kushërirave të saj për të përfunduar në gijotinë, në kohët moderne mund t’i fusësh para në geta vajzave që do të kenë gjak mbretëror.

E përditshmja britanike, “Daily Mail”, publikoi sot një artikull që prezantonte kushërirën e Princeshës së ardhshme të Britanisë, Kate Middleton.

20-vjeçare, Katrina Darling është një kërcimtare kabaresh, e cila për të treguar atdhedashurinë e saj, ka pozuar edhe në fotografi vetëm me të mbathura me flamurin e Britanisë së Madhe.

Sipas “Daily’-t, britanikët duhet të fillojnë të mësojmë me të vërtetë mirë fjalët e himnit të tyre kombëtar, “Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button