Balerina Cinthia Ferndandez zhvishet krejtesishte gjate programit televiziv!
Gjatë një emisioni televiziv në Argjentinë me titull ‘Bailando por un sueno’, balerina konkurruese Cinthia Fernandez filloi kërcimin shumë pak e veshur për ta përfunduar thuajse nudo.
Kjo ishte hera e parë që në këtë program televiziv që është më i ndjekuri në vendin amerikano-latin, një konkurruese në kërcim shfaqej në mënyrë të tillë para kamerave.
Shumë teleshikues telefonuan në studiot e televizionit Canal Trece për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Gjithashtu Autoriteti Federal i Shërbimeve të Komunikimit Audiovizual do të hetojë çështjen dhe do të dënojë drejtuesin e programit dhe televizionin për shfaqjen erotike.
“Skenat ku ka lakuriqësi totale nuk mund të tolerohen”, tha një nga drejtuesit e Autoritetit.
Tashmë kanali televiziv rrezikon një gjobë prej 1.6 milionë dollarësh.