Sulmuesi italian, Mario Balotelli, është detyruar të largohet nga seanca stërvitore të hënën si pasojë e lëndimit.
Lojtari i Manchester Cityt është ankuar për dhimbje në gjurin e djathtë, prandaj është liruar nga trajneri Cesare Prandelli të largohet më herët.
Stafi mjekësor i Italisë ka njoftuar se SuperMario ka pësuar një lëndim të vogël muskulor dhe pritet të kthehet në stërvitje të martën.
Njoftimi vjen në të njëjtën ditë kur u mësua se Andrea Barzagli mund të mungojë rreth 20 ditë.