Pasi fitoi famë me një këngë që në shqip do të përkthehej “dua të kthehem në shtëpi”, këngëtari duket se po e zbaton këtë motiv edhe në jetën e tij personale.
Gruaja e tij, modelja 24-vjeçare Luisana Lopilato tregon më së miri arsyet e këtij “vetizolimi”, në fushatën e saj të fundit reklamuese për kompaninë e veshjeve intime, “Ultimo”.
Midis fotografive më joshëse, ishte njëra ku ajo figuronte me linjën e re të të brendshmeve mbi një piano, të ngjashme me atë ku këngëtari kompozon këngët e tij të suksesshme.
E konsideruar si një prej femrave më tërheqëse në botë, Lopilato duket se po errëson edhe famën e bashkëshortit të saj, duke regjistruar për herë të parë gjatë këtij viti më shumë klikime në internet se sa Bubble.