KosovaLajme

Bastisje, arrestime, sekuestrimi i gati gjysmë milioni euro – gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në disa komuna të vendit

Dymbëdhjetë persona të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara është bilanci i aksioneve që ka realizuar mëngjesin e së mërkurës Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. 

I gjithë operacioni që ndodhi gjatë ditës së sotme në Prishtinë, Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, ndodhi nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve.

Pas operacioneve që zgjatën disa orë, qytetarëve iu është drejtuar Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast për ryshfet në subvencionet bujqësore, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.

Ai gjithashtu tregoi se prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Detaje për aksionin e Policisë së Kosovës, para mediave tregoi edhe Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti.

Para mediave, ai ka thënë se vlera e shumës së parave të sekuestruara gjatë aksionit të policisë është rreth 400 mijë euro.

Ai tha se është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa zyra që funksionojnë në kuadër të AZHB-së në disa komuna.

“Janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë. Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button