LajmeMaqedonia

Bastisje masive, arrestohen dhjetëra shqiptarë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është duke mbajtur një takim me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pas këtij takimi priten edhe informacionet zyrtare lidhur me arrestimet e sotshme.

Aksioni i sotshem i policisë ne disa pjese shqiptare te Shkupit ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë ne fshatin Smilkovc, kanë njoftuar për “Lajm” burime të larta shqiptare në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Aksioni është në kuadër të hetimeve për ndriçimin e vrasjes së pesëfishtë. Përveç në rajonin e Shkupit, bastisje ka pasur edhe në fshatin Hotël të komunës së Likovës ku është arrestuar një grua”, njoftoi për “Lajm” i njëjti burim, duke insistuar të mbete anonim.

Ai nuk ishte në gjendje të zbulojë për momentin numrin e të arrestuarve gjatë aksionit policor.

Dhjetëra shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni policor në lagjen Gazi Babë të Shkupit dhe në fshatrat Hasanbeg dhe Haraçinë.

Arrestimet kane ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur njësitet speciale policore kanë kryer bastisje nëpër shtëpi në disa rajone shqiptare të Shkupit.

Jozyrtarisht raportohet se janë arrestuar dhjetëra qytetarë shqiptarë. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski nuk deshi të bëjë me dije nëse arrestimet kanë të bëjnë me vrasjen e pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc, por paralajmëroi detaje në një pres konferencë të MPB-së e cila do të mbahet sot pasdite.

Në këto lagje vërehen patrullime të shumta të policisë. Patrullime të njësiteve speciale policore të armatosura deri në dhëmbë vërehen edhe në rajonin e Likovës, por edhe në rajonin e Tetovës./albtime-almakos

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button