Dy partitë e koalicionit qeverisës – VMRO-DPMNE dhe BDI janë fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Maqedoni. E para fitoi më shumë vota ndër elektoratin maqedonas, ndërsa e dyta ndër elektoratin shqiptar.
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga numërimi i 98 për qind të vendvotimeve, VMRO-DPMNE ka fituar 426 804 vota, koalicioni opozitar LSDM 358 169 vota, ndërsa nga partitë shqiptare BDI 108 371vota, PDSH 59 693 vota, si dhe partia e sapoformuar RDK 29 132 vota.
Masiviteti i votuesve ishte 63,35 për qind. Në votimi gjithsej kanë dal 1.119.889 qytetarë. Pritet që gjatë të së hënës KSHZ të dal me të dhënat preliminare.
Në bazë të rezultateve preliminare, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 53 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka fituar 43 mandate në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Maqedonisë.
Në këto zgjedhje partia e Ali Ahmetit, BDI-ja ka fituar dyfish më shumë vota sesa PDSH-ja e Menduh Thaçit. BDI-ja ka fituar 14 mandate, PDSH-ja tetë, ndërsa RDK e Rufi Osmani dy mandate. Në bazë të këtyre rezultateve Demokracia e Re (DR) e Imer Selmanit nuk ka siguruar asnjë mandate.