VIDEOVIP

Bebe Rexha ka zgjedhur me kënd të martohet (VIDEO)

Bebe Rexha ka zgjedhur me kënd të martohet, do të jetë djalë shqiptar (VIDEO)

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.

Jo vetëm kaq, por Bebe u shfaq për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në ekranin shqiptar!

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe iu përgjigj një sëri pyetjesh lidhur me jetën e saj personale dhe karrierën.

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!”.

“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, – tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”

Intervistën e parë në Shqipëri të Bebe Rexhës e gjeni në linkun e mëposhtëm:

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button