KosovaLajmePolitika

Behgjet Pacolli rikandidon për president të Kosovës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili edhe zyrtarisht u është dorëzuar palëve kthen çështjen e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës në pikën fillestare., pasi që sipas vendimit të Kushtetueses, presidenti i vendit është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.

Pas marrjes së vendimit, Pacolli, përmes këshilltarit të tij Ibrahim Gashi u zotua se ka pranuar në plotëni dhe se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të komentoj këtë aktgjykim, sipas të cilit thuhet se Behgjet Pacolli nuk është zgjedhur president i Kosovës sipas procedurave Kushtetuese. “Presidenti i republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli sikur ka paralajmëruar është i gatshëm të respektoj në plotni aktgjykimin dhe me qëllim të respektimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nuk ka asnjë koment lidhur me vendimin”, tha Gashi. Ndërsa hapat e mëtutjeshëm Gashi tha se i mbeten Kuvendi të Kosovës që ti ndërmarrë. “Konsiderojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi kompetent për të ndërmarrë sa më parë hapat e ardhshëm”, u shpreh Gashi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Pacolli sërish do të jetë kandidat për president të Republikës së Kosovës.

“Duke konsideruar se do të ketë përsëritje të procedurës së zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se z. Behgjet Pacolli do të jetë kandidat nga radhët e koalicionit, meqenëse sipas vendimit që pranuam sot nga Gjykata Kushtetuese, z. Pacolli nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese”, tha Ibrahim Gashi. Ndërsa pritet që zgjedhja e presidentit pritet të procedohet në Kuvend qysh javën tjetër.

* * * * * *

Behgjet Pacolli është pajtuar dhe ka pranuar në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin konsiderohet se ai nuk është zgjedhur president i Kosovës sipas procedurave kushtetuese.

Njëherësh, Pacolli është rikandiduar për postin e presidentit, ka bërë të ditur këshilltari i tij, Ibrahim Gashi.

Sapo ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Pacolli përmes këshilltarit Gashi, është zotuar se e respekton dhe pranon aktgjykimin dhe njëherësh është përmbajtur nga çdo koment rreth këtij vendimi.

“Konsiderojmë që Kuvendi i Kosovës është i vetmi organ kompetent për të ndërmarrë sa më parë hapat e ardhshëm”, tha Gashi.

“Duke konsideruar se do të ketë përsëritje të procedurës së zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se z.Behgjet Pacolli do të jetë kandidat nga radhët e koalicionit, meqenëse sipas vendimit që pranuam sot nga Gjykata Kushtetuese, z.Pacolli nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese”, theksoi Ibrahim Gashi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar sot se zgjedhja e presidentit pritet të procedohet në Kuvend qysh javën tjetër.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button