Shkup, 16 nëntor – Këshilltari nga radhët e LR-PDSH-së, Mujdin Bilalli edhe njëherë keqpërdori foltoren e Këshillit të Komunës së Gostivarit për të bërë politikë të “madhe”, dhe për të plasur në opinion gënjeshtra dhe mashtrime.
Me fjalorin e tij, ky person edhe njëherë dëshmoi se fraza për “reforma”, që pretendon ta paraqet si qasje politike partia që ai i takon, është vetëm një fjalë boshe dhe që konsiston me proverbën popullore “Ujki qimen e ndërron, por zakonin se harron”.
Ky person, tentoi që vokabularin dhe frazat e trilluara të partive që populli i çoi në histori t’i rikthej në opinion dhe të merr poenë politikë dhe të manipulon elektoratin shqiptar. Duke keqpërdorur rolin e këshilltarit komunal, ky person i cili në mesin e popullatës nuk njihet për asnjë veprim të dobishëm në të mirë të kombit që i takon, u mundua të mashtron popullatën ndërlidhur emrin e kryetarit të komunës së Gostivarit,
Nevzat Bejta me ngjarjet dhe protestat e paraleleve të përziera në vitin 1987 dhe 1988, se kinse paska u paska thënë nxënësve shqiptarë se kush dëshiron të mëson në gjuhën shqipe, le të shkoje në Shqipëri.
Por përgjigja e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ishte e qartë dhe e prerë duke nxjerr në pozitën e mashtruesit klasik këtë “shtegtar” politik i cili mandatit e këshilltarit morri nga një parti tjetër politike, dhe sot mundohet të mbron ngjyrat e një partie tjetër.
“Ti mendon se me fjalorin tënd mashtrues dhe ofenduar do të rrëzosh kredibilitetin, besueshmërinë dhe autoritetin tim. Por mos harro, familja ime ka rrënjë, dhe nuk jam rastësisht këtu ku jam. Për shpifjen që bërë do përgjigjesh në gjyq, ishte ofendim ndaj meje se kinse unë kam thënë atë që pretendon ti. Unë kam punuar me ndershmërinë time 20 vite profesor. Këtu shumica e tyre janë ish nxënësit e mi, kam punuar me sinqeritetin dhe përkushtimin më të madh.
Ti nuk e gjen formën dhe metodën për të më ofenduar mua dhe familjen time. Si profesor kam qenë më i dalluari, dhe klasa që ka mbaruar vitin e katër me notë mesatare 5.00 ka qenë klasa me në krye Nevzat Bejta kujdestar. Jo rastësisht kam sukses, sepse gjithë jenën kam ndjekur rrugën e njerëzisë. Ti pyete veten se kush je, ti të njeh mirë Çegrani. Me trego ti se çfarë të mire i ke bë shoqërisë shqiptare. Dhe del këtu shet pallavra”, tha kryetari Bejta, duke shtuar se: “Nuk lejoj të më ofendoi askush pa mos pasur argumente”.
“Le të del një nxënës i imi dhe le të thotë se unë kam thënë ato fjalë, atëherë unë e lej pozitën e kryetarit të Komunës, edhe largohem nga Gostivari.”
Atë fjalë e din kush e ka thënë, merr shënime dhe mbaje mend, atë fjalë e ka thënë Murtezan Çerkezi, dhe djalin e tij RDK-ja e ngriti në pozitë udhëheqëse në Ndërmarrjen Publike. Edhe një here e përsërisë, se unë kam argument.
E ka thënë Murtezan Çerkezi në periudhën e shkuar të sistemit komunist. Ju se thoni të vërtetët. Nuk manipulohet shqiptarë. Unë kam historinë dhe mburrem me historinë time dhe me familjen time”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar se atë kohë ka qenë një profesor i ri në moshë dhe idal ka pasur arsimin e gjeneratave të reja të popullit shqiptar.