LajmeMaqedoniaPolitika

Bejta kërkon takim, Osmani e refuzon

Ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta deklaroi se kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ka refuzuar takimin me të.  Sipas tij, arsyeja e Osmanit ka qenë se ky takim do të ishte joproduktiv. Osmani është kundërpërgjigjur duke thënë se “ka kaluar koha e takimeve joproduktive”.

Bejta deklaroi se ka pasur dëshirë që të njihet me funksionimin e komunës së Gostivarit, ndërsa me Osmanin do të bisedonin për tërheqjen e mjeteve nga fondet ndërkombëtare për urbanizmin në sferën e pushtetit lokal. “Dua ti bëjë me dije Osmanit se Qeveria e Maqedonisë kujdeset për qytetarët e komunës së Gostivarit dhe për komunat e tjera”, deklaroi ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta. Ai theksoi se ekziston nevojë urgjente për ndërtimin e stacionit të filtrit të ujit në Gostivar, një projekt që kushton rreth 1,5 milion euro, me qëllim që gostivarasit të kenë ujë të pijshëm.

Mirëpo Osmani refuzimin e tij e ka arsyetuar duke akuzuar Bejtën se është personi i cili ka urdhëruar kryeshefin e policisë së Gostivarit që të mos i asistojë inspektorit komunal të urbanizmit në pengimin e ndërtimeve pa leje.

“Më duhet me keqardhje të konstatoj se edhe kjo qeveri vazhdon me politikat e diskriminimit të thellë ndaj komunës së Gostivarit, ashtu siç bën edhe me komunën e Tetovës në kuptim të investimeve kapitale, bllok dotacioneve dhe në kuptim të margjinalizimit të investimeve në të gjitha sferat duke filluar nga arsimi, kultura, infrastruktura. Unë çmoj se ne kemi kaluar fazën e vizitave të kurtoazisë sa për t’u përshëndetur. Jemi në një fazë kur secili prej nesh do të duhet t’i përmbush obligimet e bazuara në ligjet dhe kushtetutën dhe të punojmë në dobi të qytetarëve”, ka deklaruar për mediat kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button