www.Zemra.Org

Bëni dy vajza per jete te lumtur familjare

Sipas një studimi të bërë, zhvillimi i jetës së lumtur dhe në harmoni familjare, më së miri mundësohet po që se ajo familje ka dy vajza.

Hulumtuesit erdhën në përfundim pas ekzaminimit të jetës së familjeve me kombinime të ndryshme të fëmijëve, femra edhe meshkuj.

Rezultatet e treguara nga të gjitha kombinimet, potencojnë se dy vajza e bëjnë jetën familjare më harmonike, pasi që pak ka gjasa që të grinden, do të luajnë së bashku dhe paraqesin një kënaqësi që të jenë aty përreth.

Gjithashtu dy vajza vështirë se i brengosin prindërit, bëjnë më pak zhurmë, shpesh flasin me besim tek prindërit dhe pak ka gjasa që ta injorojnë njëra tjetrën. Si dallim i plotë nga kjo, dyfishimi i numrit të vajzave në katër me gjasë do ta shndërroj jetën familjare në dhembje, thotë raporti.

Nënat dhe etërit e katër vajzave duket të kenë jetën më së paku të lumtur, ku një nga katër thonë se nuk janë 100% të lumtur me ato – ndërsa një nga tre thonë se e vështirë është për ta të ballafaqohen me këtë situatë në baza ditore.

Prindërit e katër vajzave gjithashtu pranojnë se duhet të ballafaqohen me mesatarisht 4 fjalosje në ditë, tregon studimi i bërë me 2.116 prindër të fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare.

Ky studim e bënë rangimin e kombinimit më të përshtatshëm deri te kombinimi më i papërshtatshëm:

1. Dy vajza
2. Një djalë dhe një vajzë
3. Dy djem
4. Tre vajza
5. Tre djem
6. Katër djem
7. Dy vajza dhe një djalë
8. Dy djem dhe një vajzë
9. Tre djem dhe një vajzë
10. Tre vajza dhe një djalë
11. Dy djem dhe dy vajza
12. Katër vajza

Exit mobile version