VIP

Seldi i inspiruar pas ndarjes nga Domenika

Për Seldin çdo e keqe ka një të mirë, pasi pas zhurmës mediatike, atij nuk i munguan ftesat për koncerte jashtë vendit.

E tashmë që stina e verës ka përfunduar ai është kthyer në shtëpinë e tij në Tiranë dhe vendos të bëjë një jetë ndryshe larg syve të njerëzve. Kjo edhe për një arsye tjetër, pasi tani kohën e kalon vetëm në studio. Po përgatitet për të goditur në tregun muzikor me një hit, ku fabula e këngës do të bazohet në zhurmën bëre pas deklaratës së Domenikës në media.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, ai tregon planet për të dominuar në muzikë, si i ka kaluar ditët e ndarjes me Domin, përjetimet gjatë zhurmës mediatike, në qendër të cilave ishte ai dhe miku i tij Sinan Hoxha dhe planet për të nisur një jetë krejtësisht të re pas gjithë asaj që ndodhi.

“Gjëja më e mirë ishte që ndodhi në sezonin e verës, dhe po bëhesha gati të ikja në Gjermani. Në momentin që u ktheva, zhurma ishte zbehur dhe nuk përmendej si më parë. Ditët e para ishin të vështira për mua, megjithatë njerëzit nuk pyesin më çfarë ke bërë, por çfarë po bën. Dhe më duhet të bëj këngë sa më të bukura, ky është qëllimi im kryesor.
Për momentin e kaloj kohën më të madhe në studio duke punuar për këngën e radhës, që normalisht do të shoqërohet me një videoklip. Në këngë do të flitet për gjithçka që ndodhi, dhe që u lakua aq gjatë në faqet e gazetave”, ka thënë Seldi.

Ndërsa i pyetur për Domenikën se e ka harruar apo jo aj është përgjigjur, “Jo, absolutisht nuk e kam harruar. S’do tregohesha i sinqertë të thosha që e kam harruar, pasi kam ndenjur gjashtë muaj me të dhe e kam dashur. Pavarësisht gjithçkaje që ndodhi mes nesh, dhe çfarë ajo bëri kundër meje, unë them se nuk e kam harruar”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button