KosovaLajmeMaqedoniaPolitikaShqiperia

Berisha dhe Thaçi vizitë zyrtare në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi mund të vijë bashkë në Shkup më 4 nëntor. Vizita e kryeministrit Sali Bereshi e paralajmëruar për në fund të muajit tetor do të realizohet një javë më vonë, më 4 nëntor për shkak të obligimeve të kryeministrit shqiptar. Nga kabineti i kryeministrit Berishës sqarojnë se vizita është shtyrë për shkak të obligimeve e jo për ndonjë shkak tjetër.

“Për shkak të obligimeve të shumta të kryeministrit vizita e paralajmëruar për në fund të tetorit do të realizohet më 4 nëntor”, thanë nga kabineti i Berishës. Më katër nëntor, Shkupin mund ta vizitojë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ambasadori i Kosovës në Shkup, Skënder Dyrmishi thotë për “Lajm” se po bëhen përgatitjet për një vizitë të kryeministri Thaçi në Maqedoni, por akoma nuk ka të caktuar ndonjë datë se kur mund të jetë kjo vizitë.

“Planifikohet që kryeministri Thaçi të realizojë një vizitë në Shkup, por akoma nuk ka ndonjë datë rreth kësaj vizite”, tha ai.

Ndërkaq, në delegacionin e Shqipërisë të kryesuar nga kryeministri Berisha do të jetë edhe ministri i punëve të brendshme të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili me homologen e tij, Gordana Jankullovska do të nënshkruaj marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftime mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gjatë vizitës në Shkup, kryeministri Berisha do të ketë takim me homologun e tij, Nikolla Gruevskin dhe me liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Takimet me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ametin, liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh ThaçI dhe liderin e Rilindjes Demokratike Shqiptare, Rufi Osmani do të jenë ndara.

Gjatë takimeve do të diskutohet për situatën në vend dhe për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë si dy vende fqinje që synojnë Bashkimin Evropian.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button