Spekulimet për vërtetësinë e shtatzënisë së Beyonce shpërthyen kur ishte ‘vërejtur’ nga shikuesit se barra e saj mund të mos jetë vërtet një barrë prej shtatzëne, pasi u zhduk teksa bëhej gati për t’u ulur në një emision të një televizioni australian.
Tani Beyonce ka reaguar duke thënë: “Imazhet e shfaqura nga televizioni australian janë të çmendura, qesharake. Vërtet jam e shokuar”.
Beyonce e cila është e martuar me reperin Jay-Z pritet që të sjellë në jetë foshnjën në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa ishte thënë se ajo nuk po e bart fëmiun, por një nënë tjetër do ta lind atë.