Këngëtarja deklaroi në një intervistë për CNN se ka dëshirë që ta zgjerojë familjen e saj.
Intervista u regjistrua në Londër, ku Beyonce ndodhet për të promovuar albumin e saj të katërt. Duke folur për bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z, Beyonce u mjaftua duke thënë se ai është i mrekullueshëm, pa thënë detaje të tjera.
“Jay dhe unë kemi marrë një vendim që të bëhemi të njohur për muzikën tonë dhe jo për marrëdhënien apo për skandalet”, tha Beyonce.