LajmeMaqedonia

Bie numri i azilkërkuesve nga Maqedonia

Masat rigoroze që ka aplikuar Qeveria e Maqedonisë kundër manipulimeve me liberalizimin e vizave si duket kanë filluar të japin rezultate.

Edhe pse në vendet perëndimore edhe më tej paraqiten azilkërkues nga Maqedonia, numri i tyre në muajt e fundit është zvogëluar dukshëm.

Përderisa në muajin prill në vendet e Evropës Perëndimore janë paraqitur mbi 700 azilkërkues nga Maqedonia, në muajin korrik numri ka rënë në shtatëdhjetë. Përmirësimin e gjendjes e ka konstatuar edhe Komiteti për mbikëqyrjen e liberalizimit të vizave në seancën e ditës së hënë.

“Në muajt e fundit është shënuar rënie drastike e numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet e Evropës Perëndimore.  Ne kemi propozuar masa te reja ne Parlament sipas te cilave keqpërdoruesit e liberalizimit të vizave do të dënohen edhe me tetë vite arrest”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) Borçe Stamov.

Fluksi i azilkërkuesve nga Maqedonia në vendet evropiane u paraqit në fillim të vitit 2010, menjëherë pas liberalizimit të regjimit të vizave. Kryesisht emigronin qytetarë shqiptarë dhe romë nga rajonet e pazhvilluara të Kumanovës, Likovës dhe nga disa pjesë të Shkupit.

Destinacione të tyre më të preferuara ishin Belgjika, Gjermania, Franca, Zvicra, Holanda dhe vendet Skandinave. Për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve në fillim të këtij viti,  Bashkimi Evropian kërcënoi Maqedoninë dhe Serbinë me kthim të regjimit të vizave.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button