LajmeMaqedonia

Bie numri i përdorimit të armëve

Sipas një analize të bërë nga ana e Ministrisë për punë të brendshme (MPB), vërehet rënie e veprave penale, të cilat ndodhin me anë të përdorimit të armëve të zjarrit. Gjatë vitit 2008 në Maqedoni janë regjistruar 31 raste të prishjes së rendit publik, me përdorimin e armëve të zjarrit, gjatë ahengjeve familjare. Numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup, gjashtëmbëdhjetë vepra, në Tetovë dhjetë prej tyre, në Manastir tri dhe në Shtip dhe Veles nga një, ndërsa në gjysmën e vitit 2009, është regjistruar vetëm një vepër e tillë. Po ashtu gjatë gjysmës së vitit të kaluar, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 159 vepra penale, me anë të përdorimit ose kërcënimit me armë zjarri, ndërsa një vit më parë, respektivisht në vitin 2008, vepra penale me përdorim të armëve të zjarrit janë regjistruar për rreth dhjetë për qind më pak, gjegjësisht 178 prej tyre. Mirëpo, krahas rënies së numrit të incidenteve me përdorimin e armëve të zjarrit, për dallim nga viti 2008 ku ishte e regjistruar vetëm një vepër “sulm ndaj personit zyrtar, me armë zjarri”, në gjysmën e vitit 2009 janë regjistruar katër vepra të këtilla. Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, armë zjarri është përdorur në vetëm dymbëdhjetë vepra penale të këtij lloji, ndërsa në vitin 2008, për periudhën e njëjtë kohore kanë ndodhur 59 vepra të tilla. Armët e zjarrit më së shumti janë regjistruar gjatë grabitjeve, nëpër objekte të mbyllura, prej ku më tepër nëpër shitore klube dhe lojëra të fatit.

Në vitin 2009 janë konfiskuar 280 armë zjarri, ndërsa në vitin 2008, 357.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, rënien e veprave penale “Përdorim i palejuar i armëve të zjarrit” e ndërlidh me faktin se janë konfiskuar shumë armë të zjarrit, dhe ajo është si rezultat i aksioneve të suksesshme të Ministrisë për punë të Brendshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button