www.Zemra.Org

Bieber mëson të shkuarën e dhimbshme të mamasë së tij

Justin Bieber u rrit, mbushi 18-vjeç, aq sa janë të mjaftueshme për të patur dijeni për të shkuarën e dhimbshme të mamasë së tij.

Megjithatë, këngëtari kanadez deklaroi se ishte shokuar nga të vërtetat e mësuara nëpërmjet ditarit të nënës së tij 37-vjeçare, Pattie Mallette.

Mallette rrëfen në ditarin e saj për vitet e vështira në adoleshencë me babain e Justin, Jeremy Bieber. Ajo tregon për abuzimin seksual që kishte pësuar, varësinë e krijuar ndaj lëndëve narkotike e deri tek përpjekja për t’u vetëvrarë para së të mbetej shtatzanë me këngëtarin.

“Për mua ishte mjaft e vështirë të lexoja atë ditar, megjithatë unë e mbështes mamanë që ta shkruajë libër historinë e saj. Tani jam i rritur. Kur isha fëmijë mamaja nuk me ka folur kurrë për këto”, deklaroi Bieber.

Këngëtari nuk është i vetmi i shokuar nga rrëfimet e 37-vjeçares. Edhe prindërit thanë se ndjeheshin të tronditur dhe se nuk kishin patur dijeni për asnjë prej vuajtjeve të vajzës së tyre deri më sot.

Exit mobile version