VIP

“Big Brother 5?, puthen treshe Meti, Anila dhe Gentjana!

Banorët e Big Brother 5 bazhdojnë lojën e tyre brenda në shtëpi. Ermali dhe Françeska u puthën mbrëmë. Ata u përkëdhelen dhe ngacmohen për një kohë të gjatë. Të gjithë konkurentët qëndrojnë në dhomën e gjumit duke biseduar. Meti ngacmohet me Anilën dhe Gentjanën dhe të tre puthen.

Ata luajnë duke u mbuluar me jorganë dhe flasin me zë të lartë duke u puthur, në mënyrë që konkurentët e tjerë t’i dëgjojnë.

Loja e tyre zgjat për shumë minuta me radhë dhe në fund Meti thotë duke qeshur se kanë puthur aq gjatë, sa nuk kanë nevojë që të puthin më. “Deri në 2013-tën më s’puthi” thotë Meti dhe vajzat qeshin duke thënë se kjo lojë i lodhi shumë.
Më pas nisin bisedat e ndryshme. Gentjana e pyet Metin se përse u mërzit me Françeskën, por Anila ndërhyn dhe i thotë që të mos e hapin më atë temë bisede edhe Eeti refuzon të flasë për këtë temë.

Meti hap bisedën për provën e javës pasi ai dhe Anila ishin pjesë e fazës së parë të provës dhe shprehet se prova i ka pëlqyer shumë. Anila nuk thotë të njëjtën gjë dhe shprehet se u ndje keq gjatë provës. Genta thotë se ajo nuk ka çfarë të tregojë dhe duket se i vjen keq për këtë, por Anila dhe Meti i thonë se nuk ka pse të tregojë gjëra të trishtueshme, mjafton të flasë për jetën e saj.

Ndërkohë që edhe pse tashmë është mëngjes dhe konkurentët janë shtrirë më herët se netët e kaluara për të fjetur, ata ende janë zgjuar dhe vazhdojnë bisedat, shakatë e të qeshurat.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button