Interesante

Big Brother francez paguan çdo konkurrent

Një gjykatë franceze shpalli sot pjesëmarrjen në një spektakël “reality” si një profesion, prandaj “Big Brother” francez apo programe të tjera të ngjashme do të jenë të detyruara në të ardhmen të paguajnë të gjithë konkurrentët e tyre.

Në bazë të vendimit të sotëm, bie edhe formati i përdorur nga programi në të gjithë botën, në bazë të të cilit vetëm fituesi bëhet zotërues i një shume të madhe parash të vëna në dispozicion, që në Francë është 500 mijë euro.

Në bazë të ligjit francez dhe shkallëzimeve të pagesave për profesionet e ndryshme, televizioni TF1, i cili transmeton programin, duhet të paguajë minimalisht 1 400 euro për seri të gjithë konkurrentët.

Kjo është një goditje e rëndë për televizionin, që nëse paguan nga 1 400 euro në ditë për 20 konkurrentë për më shumë se tre muaj, mund të humbë deri 40 milion euro nga transmetimi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button