Bill Klintonit i pëlqenin shumë treshet
Monika Levinski raportohet se po shkruan një libër, ku do i tregojë të gjitha në lidhje me aferën e saj me Bill Klinton, duke përfshirë këtu edhe letrat e saj të dashurisë me ish- presidentin amerikan e deri tek fakti që ai kishte një dëshirë të tmerrshme për të bërë treshe.
Mendohet se libri i ish- asistentes së Shtëpisë së Bardhë është një hakmarrje për Klinton, pasi Monika mendon se ai shpëtoi paq nga kjo aferë, kurse ajo vuajti më shumë turpin.
Miqtë e Levinskit thonë se botuesit janë vënë në garë se kush do marrë të drejtat për të publikuar librin.
Mësohet se ata kanë ofruar deri në 12 milion dollarë nëse ajo tregon çdo detaj aty brenda.
Mendohet se detajet që do rrëfejë ajo aty brenda do të tronditin seriozisht martesën e Klinton dhe do të dëmtojnë po ashtu perspektivën e Hillari Klinton për të garuar për presidente në vitin 2016.
Një burim ka thënë se libri do të shkatërrojë edhe më tej shëndetin e Bill Klinton, që i është nënshtruar ndërhyrjeve në zemër.
“Libri i saj mund të jetë më shumë se hakmarrje, ai mund ta vrasë atë,” tha një burim.
Në libër do përfshihet detajet e dashurisë së Klinton për Levinskin, në atë kohë vetëm 22 vjeç. Aty ai thotë se ajo e bënte më të lumtur se e shoqja, e cila ishte një ‘peshk i ftohtë’.
Në libër Levinski tregon se si presidenti kishte një jetë seksuale inekzistente me të shoqen dhe shprehej se ai nuk ishte i vetmi që kërkonte për dashurinë jashtë martesës.
Po aty tregohet fiksimi i Billit për treshet, orgjitë dhe përdorimin e lodrave të seksit të çfarëdo lloji.
Deri më tani është menduar se presidenti dhe Levinski kanë bërë seks nëntë herë.