Në mesin e bisedave të publikuara nga ana e LSDM-së, për herë të parë është paraqitur edhe transkripti i parë që ka të bëjë me rastin “Monstra”.
Biseda e parë zhvillohet mes Abdylaqim Ademit dhe një personi i paraqitur si “Qimi”, ndërsa ajo një bisedë e dytë zhvillohet është në mes kryetarit të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe Abdylaqim Ademit.
Portali Zemra.org ju sjell në gjuhën shqipe transkriptin e pjesë së dytë të bisedës.
N.B (Nevzat Bejta)- A.A.
N: Unë sa dola prej xhamie. Në qendër janë grumbulluar diku 30 persona. Organizatorë janë një familje e PDSH-së, të cilët po tentojnë edhe me ne edhe me PDSH-në. Ata ishin diku 15 vite, kjo është familja Fidanovski. Kanë një haxhi të mbyllur për bashkëpunim.
A: Aha
N.B: Janë grumbulluar disa prej atyre me mjekër. Bërtasin, u bën nja 150 persona, tani duhet të shpërndahen. Poshtë Qeveria, poshtë BDI, poshtë N.G dhe kështu. Nuk kanë ndonjë organizim.
A: Poshtë N.B po thonë ose jo?
N.B: Jo, dhe “Allahu Akbar:. Unë isha në xhami, tek xhamia kuptova se do të nisen, edhe shkova tek xhamia. Më nxorën njerëzit. Më pyesnin, për atë u ndala në grupe i thash jo, nuk ka organizim, nuk ka asgjë, në rregull? Këtu në Gostivar nuk ka ndonjë problem.
A: Mirë
N.B: Në Tetovë?
A: Në Tetovë nuk e di, këtu në lagje shëtisin.
N.B: unë do vijë edhe pak andej, tash edhe pak.
A: Mirë eja