VIP
Black Eyed Peas “merr pushime”
Grupi i famshëm amerikan Black Eyed Peas ka vendosur të marrë pushime.
Fergie, vokalistja e grupit, ka bërë të ditur se kjo gjë është e nevojshme në mënyrë që secili nga pjesëtarët t’i përkushtohet projekteve personale.
“Do të bëjmë pak pushim dhe më në fund unë mund të kaloj kohë me bashkëshortin tim”, theksoi Fergie, e cila është e martuar me aktorin Josh Duhamel.
Ndërkohë që Fergie do të qëndrojë pranë familjes, shoku i saj Will.i.am po punon për albumin e tij të parë si solist.
“Will.i.am do të nxjerrë një album të tijin. Kam dëgjuar se do të quhet “Black Einstein” dhe që është një album fantastik. Ai është një gjeni për tekstet dhe më bëhet qejfi për këtë projekt”, tha Fergie.