BotaLajme

Blen për 100 paund pikturën 40 milionëshe

Një anglez mund të shndërrohet një një milioner të papritur, pasi bleu për vetëm 100 stërlina një pikturë të vjetër, në një cep rruge.


Në atë moment, ai nuk mund të kishte imagjinuar kurrë se ishte duke blerë një pikturë të mjeshtrit Paul Cezanne, e humbur prej kohësh dhe me një vlerë prej 40 milion eurosh në treg.

Siç shpjegoi anglezi, në të vërtetë ai mendonte që pikturën t’a hiqte dhe hidhte, pasi nuk i kishte pëlqyer. Ai e bleu tablonë vetëm sepse kishte një kornizë të bukur dhe do të zbukuronte mirë shtëpinë.

Megjithatë, përpara se t’a hidhte, ai vendosi t’a pastronte një herë pikturën, pasi ajo ishte e përbaltur dhe një pjesë të mirë e imazhit ishte e pashqueshme.

Dalë nga dalë, duke zbuluar lumin dhe peisazhin rrethues të tablosë, përpara të apasionuarit pas pikturës u shfaqën format e mjeshtërit të madh, Paul Cezanne, një prej emrave më të shquar të impresionizmit dhe kubizmit të viteve 1800.

Pasi dërgoi pikturën në një instutit të specializuar, ekspertët mbetën të shokuar kur konstatuan se ajo ishte autentike. Jo vetëm kaq, por ajo mund të jetë tabloja e parë e realizuar në absolute prej mjeshtërit të madh.

Kjo do të thotë se vlera e pikturës është e jashtëzakonshme. Njeriu që vleu për 100 stërlina tablonë e hedhur në një cep rruge, tani ka në dorë një pasuri që vlen 40 milion stërlina.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button