Bleona Qereti në prehrin e një zezaku
Është rikthyer në Shqipëri pas disa vitesh shkëputje dhe po promovon albumin e saj të ri në anglisht në disa qytete të Shqipërisë.
Bleona Qereti ka rrëfyer para gazetarëve se promovimi i albumit nga Shqipëria ishte një detyrim moral që ajo ndiente ndaj fansave të saj që e kanë mbështetur në fillimet e karrierës.
Ndërkohë nuk ka ndier asnjë detyrim që t’u japë përgjigje disa pyetjeve, që gazeta jonë ia drejtoi publikisht, meqë do jepte konferencë shtypi.
Ende mbetet enigmë pse Bleona ndryshoi datën e lindjes në faqen e saj zyrtare, pse thotë që ka shitur më shumë albume se çdo këngëtar i Europës Juglindore dhe kur e ka dhënë koncertin për 25000 veta në Stamboll.
Por pyetje të tjera kemi akoma, si p.sh: Tre milionë dollarë që Bleona ka marrë kredi për të bërë albumin e saj, më çfarë garancie ia ka dhënë banka, ndërkohë që ajo deklaron që nuk bën asnjë punë dhe mbi të gjitha si do i kthejë, ndërkohë që edhe pas kaq vitesh përpjekjeje, nuk ka shpresa për të hyrë në tregun amerikan.
Ndërkohë që ne rrimë me shpresa që mund të marrim ndonjë përgjigje, le të shijojmë këtë foto të saj ku shfaqet në prehrin e një djali me ngjyrë të cilin me siguri e ka shok…