VIP

Bleona Qereti: Personaliteti mbi nacionalitetin

Bleona Qereti gjatë një interviste për emisionin “Pasdite në Top Channel” ka thënë se e gjithë zhurma e krijuar për deklaratat e saj në lidhje me prejardhjen shqiptare nuk është një strategji marketingu.

“Unë kam idenë se të gjithë strategjinë po e krijon media shqiptare”, është shprehur Bleona.

Duke folur për karrierën e saj në SHBA, këngëtarja theksoi se deri tani ka përfunduar gjashtë këngë të albumit të saj të ri.

“Unë kam përfunduar gjashtë këngë dhe në momentin që do të përfundojnë 12 këngë, do të zgjidhen se kush do të shkojnë për video”, theksoi Bleona.

“Nuk jam kujtuar vonë për Amerikën… Amerika është një vend që nuk ka lidhje nga vjen, nuk është e rëndësishme nacionaliteti, por personaliteti”, thotë Bleona, e cila është shprehur e vendosur të ndjekë ëndrrën e saj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button