VIP
Bleona Qereti vazhdon turneun me “Gipsy King” në Paris
Rikthimi i këngëtares Bleona Qerreti në skenën shqiptare bëri mjaft bujë në arenën e show biz- it dhe emri i saj u shndërrua në kryefjalën e mediave rozë.
Këngëtarja e admiruar, u përfol më së shumti për lidhjen profesionale me Timbaland dhe për raportin me bashkëshortin, Ganiun.
Por gjatë turit të koncerteve në Shqipëri, këto dyshime morën fund, sepse Bleona përveçse këndoi këngën në bashkëpunim me Timbaland, solli edhe të shoqin në koncertin e Tiranës.
Surprizë për Tiranën ishte edhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme e “Gipsy King”, me të cilin Bleona ka kënduar këtë të mërkurë në një nga sallat më të mëdha të Parisit, ‘ Olypmia Hall’.