Futbollisti Lorik Cana dhe aktorja shqiptare në Hollywood Eliza Dushku do të jenë imazhi i ri i kompanisë së xhinseve shqiptare.
Këtë gjë e ka pohuar vetë aktori në një intervistë dhënë së fundi duke treguar se xhinset nga marka e tij u ka dërguar dhe shumë miqve të tij të cilët i kanë bërë shumë komplimente për kualitetin e tyre. “Mund të them që xhinse nga kjo pronë shqiptare u kam nisur të gjithë aktorëve, me të cilët kam punuar, të cilët i kanë pritur me kënaqësi, ndërsa së shpejti do të kemi si imazh të xhinseve edhe Eliza Dushkun dhe Lorik Canën”.