Ndërkohë, është aktiv edhe me komentet e tij ndaj zhvillimeve në skenën muzikore shqiptare.
Këtë herë, Blero ka vënë në shënjestër të kritikave këngëtaren Elvana Gjata dhe produksionin “Three Dots”.
Sipas tij, video e këngës “Gjaku im”, ka ngjashmëri me videon e “Wicked game” nga HIM.
Elvana Gjata publikoi videoklipin e këngës “Gjaku Im”, në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në dallim nga videoklipet e tjera, këtu Elvana shfaqet me një imazh mistik, duke pasqyruar kohët e lashta dhe një dimension të ri.
Ky videoklip është thënë te jete punuar me një përkushtim të veçantë, për realizimin e të cilit, Elvana ka pasur në dispozicion një ekip prej më shumë se 30 personash.