www.Zemra.Org

Blero së shpejti me linjë të modës

Pop ylli shqiptar, Blero, ka vendosur të bëjë një hap gjigant në karrierën e tij. Ai do të bëhet artisti i parë shqiptar që lanson linjë të modës, duke ndjekur kështu hapat e superyjeve botërore.

E dimë se emra të njohur të show-bizit në botë kanë linjat e tyre të modës, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende në Kosovë, për shkak të impenjimit moral dhe material që kërkon një gjë e tillë.

Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë problem për një prej yjeve të muzikës shqiptare, Blero, i cili ka zbuluar ekskluzivisht për Telegrafin se është duke punuar në linjën e tij të modës.

“Unë jam duke punuar në linjën time personale të modës. Do të jetë një linjë e plotë nga këpucët e deri te kapelat. Jam artisti i parë që do ta bëj një gjë të tillë dhe ndihem mjaft i ngazëllyer për projektin”, ka theksuar Blero.

Kriuesi i hitit “La Vida Loca” së fundmi është kthyer me dy këngë të reja “Summer Love” dhe “Ajo apo Ti”, ndërsa ka formuar dhe kompaninë e tij muzikore Blero Entertainment, kompani që tashmë ka nënshkruar me një prej këngëtareve më seksi, Dhurata Ahmetaj.

Exit mobile version