Edhe pse deri tash Blerta është prezantuar si përfaqësuese austriake, ajo ëndërron që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në ndonjë garë botërore.
“Dëshira ime është që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare”, ka pohuar Blerta.
“Është kënaqësi e madhe që të jesh edhe modele, por edhe miss. Për mua që të dyja janë mira, sepse në çdo eveniment që organizohet qoftë për modelim apo miss fiton përvojë dhe shumë gjëra tjera interesante të cilat nuk arrin asnjëherë tjetër në jetë”, ka përfunduar ajo.