www.Zemra.Org

Bogdanovin e paguan mafia shqiptare

bgdnvSerbët vazhdojnë të tregojnë ‘përralla’ dhe të shfajësojnë veten nga ajo që ndodhi në Beograd të martën në ndërprerjen e ndeshjes kundër Shqipërisë.

Milivoj Mirkov, komisar për siguri në Federatën Serbe të Futbollit ka bërë të ditur se delegati i ndeshjes së ndërprerë, holandezi, Hari Bin, në raportin e tij ka shkruar se Ivan Bogdanov, huligani që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes në Genova mes Serbisë dhe Italisë më 2010, u gjend në fushë, gjatë incidentit me futbollistët shqiptarë.

Por, ai shkon edhe më larg sa që dyshon se Bogdanov mund të jetë i paguar nga mafia shqiptare.

“Delegati në raportin e tij ka shkruar se ai person, të cilit nuk dua as t’ia përmendi emrin, nuk e meriton të jetë i reklamuar, assesi nuk ka guxuar të ishte aty, sidomos pas rastit në Genova ku shkaktoi ndërprerjen. Por, u shfaq. Nuk e përjashtoj mundësinë që atë person ta ketë paguar mafia shqiptare që të hyjë në terren dhe të na bëjë dëm”, deklaroi Mirkovic për “SOS”.

Exit mobile version