BoksSport

Boks, Nuri Seferi sfidon kampionin serb

Boksieri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, Nuri Seferi, të dielën në Shkup do ngjitet në ring për t’u përballur me boksierin serb, Nenad Stankoviç, për titullin e kampionit të Europës në versionin WBO.

Një ditë përpara se sfidës, boksierët kanë bërë peshimet zyrtare. Gjatë një konference të përbashkët për media ata kanë bërë të ditur se janë të përgatitur maksimalisht për ndeshjen.

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka thënë se asnjëherë nuk del i papërgatirur në ring, por fakti që këtë herë do të ketë përballë një kundërshtar serb e motivon edhe më tepër për fitore.

”Cdo kundërshtar mua më shton motivin për të qenë në formë sa më të mirë në ring, por ky është një rast më i veçantë që më motivon edhe më shumë. Jam stërvitur mirë, kështu që për nesër jam i gatshëm të ndeshem. Kundështari është shumë i fortë, siç tregon fakti se nga viti 2007 s’ka humbur asnjë ndeshje. Pres që neser të kemi një ndeshje të forte, por unë jam maksimalisht i përgatitur dhe më i miri le të fitojë në fund”, deklaroi Seferi.

Boksieri serb vlerësoi kundërshtarin e tij shqiptar duke thënë se nuk mund të flitet për fitore përpara ndeshjes. Ai pret që në këtë takim të fitojë më i mirë.

”Unë jam kampion në verzionin GBU/WBO në kategorinë e mesme, ku Holifilldi është kampion i botës. Sa i përket kundërshtarit tim, vlerësoj se është luftëtar i mirë dhe do t’i përgjigjem në mënyrën më e duhur në këtë ndeshje. Por, në fund le të fitojë më i forti”, u shpreh kampioni në fuqi, Nenad Stankoviç.

Përballja mes Nuri Seferit dhe serbit Nenad Stankoviç do të zhvillohet në 12 raunde. Organizatorët thanë se për këtë ndeshje të boksit, interesimi është shumë i madh.

Boksieri shqiptar, nëse mposht kundërshtarin serb, është shprehur se fitoren do t’ia dedikojë 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button